“Hey Mama”/ Maya prezanton videoklipin e ri!

Këtë javë do ta fillojmë me muzike, kemi nevoje sidomos në këtë periudhë të vështirë të pandemise covid-19, kemi nevoje për energji pozitive dhe kush me më mirë se ajo mund të na I sjellë në studio. Ajo është një prej zërave më të spikatur,  një prej këngëtareve më të mira të muzikës popullore dhe këngët e saj nuk mungojnë asnjëherë në festat tona. Edhe pse tani festat janë të kufizuara, sërisht Maya ka sjellë një këngë të re për publikun. 

“HEY MAMA”  është kënga më e re, të cilën ne kemi patur fatin ta dëgjojmë të parët në programin tonë në muajin maj, por më në fund kënga është publikuar dhe tani kemi një version përfundimtar. 

Tapeti i kuq/ Si u veshën yjet në “People’s Choice Awards”!

Mbrëmë, një pjesë e mirë e yjeve të Hollywood-it na rikujtuan ndjesinë magjike që të jep tapeti i kuq, ndonëse në 2020-ën ky i fundit është ndryshe nga herët e tjera. Nata e çmimeve që nderon yjët e ekranit më të votuar online nga publiku, “People Choice Awards” u mbajt mbrëmjen e djeshme  në Los Angeles, nën rregullat strikte që pandemia kërkon. Maska dhe distancë sociale, por fustane dhe veshje glamour! Jennifer Lopez mori çmimin “Ikona e vitit 2020” në eventin “People’s Choice Awards”, por edhe shkëlqeu me pamjen e saj. Cilët ishin fituesit e tjerë dhe si u veshën yjet? Do të komentojmë disa momentet e rëndësishme të këtij eventi me fashion blogeren, Françeska Çoniku në lidhje skype.

6 gjera te vogla, qe mund te beni per te forcuar imunitetin tuaj!

Do të vazhdojmë në këtë pjesë të tretë me një të ftuar në studio, do të flasim për ushqimet që rrisin sisitemin imunitar, që tani është kaq shumë i nevojshëm. Secili nga ne duhet të tregojë një kujdes për të rritur imunitetin dhe të ndihmojë trupin të parandalojë dhe të luftojë agresionin e viruseve dhe baktereve, aq më tëpër në këtë periudhe pandemie që po kalojmë. Për të mësuar më gjatë se cilët janë disa nga ushqimet që duhet të konsumojmë kemi në studio dietologen, Diola Dosti.  Rudina fton në studio:  Diola Dosti, dietologen

Dite me diell apo me shi? Si do te jete java?

Në këtë pjesë të tretë të programit do të kemi në lidhje direkte për mësuar për parashikimin e motit për këtë javë por dhe për muajin nëntor. Le të themi që gjatë gjysmës së parë të muajit nëntor jemi favorizuar nga koha e mirë me diell, por se si do jetë gjysma e dytë e muajit mbetet pët t`u parë. Ne do lidhemi menjëherë me Meteorologun e MetoAlb, Hakil Osmani.

Lidhje direkte: Hakil Osmani, Meteorolog i MetoAlb