Kërkon rikthimin e të larguarve drejt LSI, PD apo PDIU në Rrogozhinë

Për t’i treguar simpatizantëve të Rrogozhinës diferencën e Partisë Socialiste me atë Demokratike, Erion Veliaj solli si shembull punën e tij si kryetar Bashkie në Tiranë me atë të Lulzim Bashës.

 “E patë intervistën te Fevziu? Ai nuk thoshte dot një shkollë, kurse ne kemi bërë shumë shkolla” .

Në Rrogozhinë, socialistët duken të kënaqur, pasi një pjesë e mirë e komunitetit çam i janë larguar PDIU dhe janë bashkuar me PS, tha Veliaj, që i quajti këta çamët e vërtetë.

“Sa mirë që shumë prej çamëve dhe kush ka qenë me PDIU janë rikthyer në familje, çamët e vërtetë”.

Ndërsa numëroi se kanë mbetur edhe 99 ditë deri në zgjedhje, Veliaj tha se u duhet bërë e qartë të gjithëve përse e do PS mandatin e tretë.

Tv Klan