Genc Tukiçi – Pianist, Kantautor

Nadia Tukiçi – Këngëtare

Këtë pasdite në programin “Rudina” në Tv Klan ishin të ftuar kompozitori Genc Tukiçi, së bashku me vajzën e tij Nadia. Ata së fundmi vijnë në një bashkëpunim me këngën “Ju flet Tirana”. Kjo këngë është pjesëmarrëse në Festivalit të 58-të të RTSH-së.

Për Nadian është hera e parë që ngjitet në një skenë, pasi ka kënduar vetëm në kor. Ajo gjithashtu ka trashëguar dashurinë për muzikën dhe pianon nga babai i saj.

Më pëlqen shumë të këndoj, jam në një kor ku këndojmë muzikë çeke sepse është muzikë që më pëlqen shumë”.

Genc Tukiçi është martuar tre herë dhe nga të treja martesat ka katër fëmijë. Majkun, djalin e madh, 30 vjeç nga martesa e parë me një shqiptare. Matildën, nga martesa e dytë me gruan franceze dhe dy fëmijë nga martesa aktuale me Ayumin, një shtetase japoneze, Nadia 18 vjeç dhe Abraham Tukiçi 13 vjeç.

Vajza e tij, Nadia është aktualisht qytetare e tre shteteve. Ka lindur në Paris, është japoneze nga e ëma dhe shqiptare nga i ati. I mban të tri pasaportat. Nadia flet 6 gjuhë të huaja.

Nadia: Mua më kujtohet që në fillim nuk kam folur shqip menjëherë. Kur babi ka ikur për një koncert, por ka ikur shumë gjatë, më ka munguar shumë dhe në Paris isha duke menduar, çfarë do t’i bëj babit si dhuratë, kur të vij në Paris. Mendova që t’i flas shqip dhe që atëherë...

Genc Tukiçi: Është një nga dhuratat më të bukura që kam pasur në jetën time. Unë isha gati një muaj në turne. Nadia ishte 5 vjeç e gjysëm dhe para se të ikja unë i flisja shqip dhe ajo më përgjigjej në frëngjisht. Nadia tani flet 6 gjuhë dhe i flet shumë mirë. Kur u ktheva, unë si zakonisht i flisja vetëm shqip dhe ajo ma ktheu në shqip. Ishte një suprizë e jashtëzakonshme dhe që nga ai moment ne nuk kemi pushuar së foluri shqip./tvklan.al

Olga Kalimera – Dekoruese