#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Harmonia fetare në Shqipëri, gazetari Samarxhi komenton ngjarjet e fundit
Në pjesën e parë të programit për ditën e sotme do të ndalemi në fakt tek disa ngjarje të rëndësishme fetare, por fillimisht dua të uroj të gjithë besimtarët Bektashinj, të cilët ditën e shtunë në datë 22 Mars festuan ditën e Sulltan Nevruzit. Por jo vetëm aktualisht jemi në muajin e agjërimit në muajin e Ramazanit e gjithashtu në Kreshmën e madhe të Krishterë. Vetëm pak kohë më ditë më parë u zgjodh edhe Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse,Imzot Joani. Ndërkohë, Të dielën, ndërkohë pas më shumë se një muaji në spital për shkak të problemeve shëndetësore është shfaqur në Ballkonin e Vatikanit, Papa Françesku. Për të gjitha këto moment dhe jo vetëm do të flasim me gazetarin e mirënjohur dhe “Mjeshtër i Madh”, Ferdinand Samarxhi.
Mehmet Xhelili në ”Vrasje në vjeshtë” – Drama e re që vjen në teatrin shqiptar
Në këtë pjesë të dytë të programit do të flasim për një shfaqje teatrale, e cila pritet të vijë si premierë më 26 Mars, në skenën e Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. “Vrasje në vjeshtë” titullohet kjo dramë e sjellë mbi motivet e romanit “Njeriu i netëve të vjeshtës” shkruar nga Gjergj Vlashi, nën regjinë dhe dramatizimin e Stefan Çapalikut. Rolin kryesor në këtë shfaqje e ka aktori Mehmet Xhelili, i cili vjen në studio tonë për të na treguar më tepër rreth kësaj drame si dhe përgatitjeve për premierën e datës 26 Mars.
Shqipëri-Andorra, sonte në Tv Klan/ Live nga “Arena Kombëtare” me Alban Xhihanin
Sot siç e dimë është një ngjarje e rëndësishme për futbollin shqiptar, pasi në pak orë, pikërisht në orën 20:45 do të mbahet sfida e radhës për kualifikueset të botërorit 2026 mes skuadrës sonë Kombëtare dhe Andorrës në stadiumin “Air Albania” në Kryeqytet, e cila do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e televizionit Kombëtar Klan. Kuq e zinjtë vijnë pas një humbje 2 me 0 me Anglinë në shtëpinë tyre, të premten që lamë pas, datë 21 Mars. Por si pritet të jetë ndeshja e sotme, a ka nisur të ndihet atmosfera dhe çfarë do të ndryshojë në lojën e trajnerit Silvinjo të kemi tani në një lidhje direkte nga “Air Albania”
me gazetarin e njohur sportiv, drejtuesin e programit “Klan Kuqezi” në Tv Klan, Alban Xhihani.