Historia frymezuese e Artioles, edukatores me nanizem nga Librazhdi.

Në këtë pjesë të parë do të kemi të ftuar një vajzë e cila ndonëse jeta nuk ka qenë e lehtë për të ajo ka ditur se si ti përballë çdo vështirësi që në momentet kur ka qenë e vogël e deri më tani ku duket se me forcën që e karakterizon ka arritur të përmbushë ëndrrat e saj në jetë. E lindur me
sindromën e nanizmit, Artiola Vreto është një vajzë që e dashuron jetën dhe të bukurën dhe kujdeset që gjithçka që e rrethon ajo ta veshë me ngjyra. Artiola është edukatore në një kopësht në fshatin Farret në Komunën Stravaj të Librazhdit, profesion të cilin ajo e dashuron po aq sa dhe jetën e saj. Por, Artiola sot do të vijë ndryshe edhe në pamjen e saj në program,
një dëshirë e saj për të ndryshuar dhe për t`ju gëzuar jetës.

Nese jeni asocial, jeni shume me te zgjuar nga sa mendoni.

Në këtë pjesë të dytë do të flasim për një studim që tregon se njerëzit më inteligjentë janë ata që kalojnë më tepër kohë vetëm, ose ndryshe personat asocial. Për ta folur sjelljen në shoqëri të këtyre personave dhe si janë të pozicionuar ata do të kemi të ftuar psikologen Aba Zeneli.

Denardo Neziri, aktori i ri i kinematografise shqiptare.

Në këtë pjesë të tretë do të kemi të ftuar një artist të ri, një aktor që ka pasur mundësi të ketë disa role në prodhime kinamatografike shqiptare si dhe në teatro. Karakterizohet nga një look i veçant i një artisti me shpirt të lirë.