#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Eshtë e pabesueshme çfarë të thotë truri të bësh, kur je adoleshent
Do t`ia dedikojmë sot programit një prej momenteve më delikate të prindërimit, Adoleshenca. Ne gjithmonë kemi folur në programin tonë për adoleshentët dhe kujdesin që duhet të bëjnë prindërit gjatë kësaj faze, por sot kemi marrë shkasë edhe nga Seriali “Adolescence”, është një mini seria britanik me 4 episode që ka tronditur botën me historinë e tij. Historia e vrasjes së një vajze 13-vjeçare (Katie) me thikë në mënyrë brutale nga një bashkëmoshatar (Jamie Miller) dhe arsyet që e kanë shtyrë këtë 13-vjeçar për të ndërrmarë një akt të tillë, vijnë si “shuplakë” për të gjithë shoqërinë, jo vetëm britanike. Ku ndodhemi vërtet ndërsa adoleshentët rriten në këtë botë gjithnjë e më dixhitale? Historia hedh dritë mbi ndikimin gërryes të mediave sociale dhe influencuesve mizogjenistë te disa djem adoleshentë.Seriali i limituar nuk tregon në ngjarje të vërtetë por është i frymëzuar nga disa raste të ngjashme të ndodhura mes adoleshentësh.Ky serial nuk është vetëm një histori tronditëse, por një thirrje urgjente për reflektim mbi boshllëqet e komunikimit mes brezave. Ai tregon sesi mungesa e edukimit emocional dhe indiferenca e shoqërisë ndaj problemeve të adoleshentëve mund të sjellë pasoja tragjike.
Adoleshenca, mosha e trazuar që na formëson gjithmonë
Si jetohet në hapësirë? – Jeta përtej tokës dhe sfidat e astronautëve
Të jetuarit në hapësirë është ëndrra më e fundit e shkencës. Është gjithashtu një ëndërr që shumë burra dhe gra guximtare kanë qenë në gjendje ta realizojnë, në sajë të misioneve të ndryshme nga NASA. Megjithatë, duhet mbajtur mend se koha që ata shpenzojnë në hapësirë nuk është vetëm një shëtitje dhe disa eksperimente shkencore. Gjatë misioneve të tyre, astronautët duhet të përshtaten me një mënyrë shumë, shumë të ndryshme jetese. Ne do të flasim sot, “Si është të jetosh në hapsirë?” me astrofizikantin Enkelejd ÇAÇA.