Rusia ka vendosur sanksione të reja mbi Presidentin amerikan, Joe Biden. Lajmi është njoftuar nga Ministria e Jashtme ruse.

Sanksione do të ketë edhe për Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivan dhe shefin e CIA William Burns.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se sanksione do të ketë edhe për zyrtarë të tjerë amerikanë./tvklan.al