Tenori shqiptar, pjesë e kastit të “Eugen Onegin”

Teatri i Operas dhe Baletit në Palermo ka ngjitur mbrëmjen e kaluar në skenë pas 24 vitesh  një nga veprat më të arrira operistike ruse, Eugen Onegin.

Drama e dashurisë, e bazuar në veprën e Aleksandër Pushkin, rindezi te publiku emocionet e dashurisë së guximshe të Tatyanias por edhe ndjesitë e humbjeve të mëdha.

Në kastin e përzgjedhur dhe në rolin e mikut të Onjeginit, performoi tenori ynë i mirënjohur Saimir Pirgu, që e zotëroi këtë rol në perfeksion.

E si në çdo performacë operistike të tij, edhe në këtë natë arriti të magjeps publikun italian, i cili nuk i kurseu duartrokitjet për të.

Pirgu jetëzoi Vladimir Lenskij,  mikun e protagonistit, duke performuar me sukses një nga skënat më të rëndësishme të veprës, atë të duelit.

Kjo natë dëshmoi edhe një herë që Pirgu vazhdon të korrë suksese në skenat më të mëdha operistike, duke e radhitur atë denjësisht krah zërave brilantë operistikë.

Për herë të parë, Opera “Eugen Onegin” u interpretua në Moskë më 29 Mars 1878, ndërsa në Palermo do të shfaqet deri më 25 Maj.

Shfaqja “Eugen Onegin” në Palermo është parë si një sukses në Itali, teksa ka patur jehonë edhe në mediat e njohura të vendit fqinj.

Tv Klan