Kryetari Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencë shtypi përsërit idenë e krijimit të një komisioni antimafie, drejtimi i të cilit të lihet në dorën e Opozitës. Sipas tij krijimi i komisionit antimafia nga ana e qeverisë është një show televiziv pasi problemet e krimit nuk mund të zgjidhen nga mafia qeveritare që e ka shndërruar Shqipërinë në vendin e të gjitha trafiqeve. Gjithashtu Berisha kërkon dorëheqjen e kryeprokurorit Arben Rakipi sepse sipas tij gjatë një viti e gjysëm në detyrë nuk ka gjykuar asnjë zyrtar shqiptar për korrupsion edhe pse ka patur fakte nga FBI, Brukseli dhe agjensi të tjera. Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Ridvan Bode, tha se për përgatitjen e fushatës elektorale po bëhen takime në rrethe të ndryshme të Shqipërisë.

Pamje Partia Demokratike kryetari Sali Berisha konferencë shtypi, Jozefina Topalli, Vili Minarolli./tvklan.al