Ushtria, tanket e reja do të shërbejnë si një “grusht i hekurt” për të thyer linjat ruse të mbrojtjes

Bashkimi Europian i ofroi mbështetje të fortë Ukrainës gjatë samitit të mbajtur në Kiev të premten, ndërsa sirenat e sulmit ajror ranë papushim, ndërsa paralajmëruan se nuk ka rrugë të shkurtër për anëtarësim.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy shpresonte për një rrugë të shpejtë drejt anëtarësimit. Por ai e përdori samitin për të shtuar thirrjet për aleatët për të ofruar armë me rreze të gjatë dhe për të ndihmuar në zmbrapsjen e forcave ruse.

Sirenat e sulmit ajror ranë në të gjithë Ukrainën, ndërsa Zelenskiy priti presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe presidentin e Këshillit Europian Charles Michel.

“Nuk ka afate të shpjeta, por ka objektiva që duhet t’i arrini,” tha von der Leyen në konferencën për shtyp dhe vlerësoi përpjekjet për reforma të Kievit.

Përpara se të vazhdojë me reformat, Ukrainës i duhet të përballet me ofensivën e pranverës e cila ka të ngjarë të ndodhë në përvjetorin e parë të luftës. Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov tha se tanket e reja të dhëna nga vendet e NATO-s do të shërbejnë si një “grusht i hekurt” për të thyer linjat mbrojtëse ruse. Ministri priti homologun e tij polak dhe shtoi se furnizimi me predha të kalibrit 155 mm janë jetike për Ukrainën që të përballojë sulmet e Rusisë në jug dhe në lindje.

“Koalicioni i ri me tanke të vendeve të NATO-s do të na shërbejnë gjatë kundërofensivës. Ne do t’i përdorim tanket si një grusht të hekurt për të thyer linjat e tyre mbrojtëse,” tha ai.

Video e publikuar nga Garda Kombëtare e Ukrainës që tregon goditjen e pozicioneve ruse në qytetin lindor të Bakhmut. Ukrainasit thonë se do të luftojnë për të mbajtur Bakhmutin “për aq kohë sa të mundem”. Kështu u zotua edhe vetë presidenti Volodymyr Zelenskiy.

“Askush nuk do ta falë Bakhmutin. Ne do të luftojmë për aq kohë sa të mundemi. Ne e konsiderojmë Bakhmutin fortesën tonë,” tha Zelenskiy.

Qyteti i Bakhmut është bërë pika qendrore e rezistencës ukrainase ndaj pushtimit rus dhe e përpjekjes së Moskës për të rifituar vrullin e luftës.

Ëilliam Burns, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës tha të enjten gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë “kritikë” dhe “vendimtarë” për Ukrainën. Burns shtoi se CIA beson se presidenti rus Vladimir Putin ka vënë bast për të “zhbërë” kombin ukrainas dhe pret që “lodhja politike” do të dobësojë mbështetjen europiane. Burns i cilësoi shqetësuese marrëdhëniet ushtarake midis Rusisë dhe Iranit.

Klan News