Një super derbi i Milanos pritet sot në orën 20:45. Atmosefra është e ndezur. “San Siro” do të jetë i mbushur i tëri dhe shitja e biletave ka sjellë më shumë 4,8 milionë euro të ardhura.

Pritës janë zikaltërit që ndodhen më lart në renditje në përpjekje për të qëndruar në një hap me Napolin, që ka vetëm fitore në 8 javët e para. Por nuk e shikon trajneri i Milan, Vincenzo Montella që mendon se diferenca e pikëve nuk tregon atë që është parë në fushë. Për atë të Inter, Luciano Spalletti skuadra e tij do të vijojë me fitoret e ndeshjeve të rëndësishme.

Zikaltërit nuk do të kenë Marcelo Brozovic, ndërsa për kuqezinjtë mungon Nikola Kalinic. Të dy janë të dëmtuar. Sezonin e kaluar pati vetëm barazime. Në këtë kampionat Inter nuk ka pësuar asnjë humbje, ndërsa Milan është dorëzuar 3 herë.

Tv Klan