Ronela Hajati me këngën “Sekret” është shpallur fituese e Festivalit të Këngës duke marrë të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në “Eurosong 2022” në Torino, Itali.

Vendin e dytë e ka marrë këngëtari Alban Ramosaj me këngën “Theje”.

Dy performancat kanë fituar zemrat e publikut dhe kanë spikatur gjatë gjithë festivalit.

Ky edicion i 60-të u prezantua nga Ardit Gjebrea, Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli. Në vend të tretë janë renditur dy këngëtarët, Rezarta Smaja dhe Eldis Arrnjeti. /tvklan.al