Lojtarëve të Kombëtares u kanë mbetur pak ditë për tu përgatitur për sfidën kualifikuese me Izraelin.

Trajneri Gianni De Biasi po punon për të zgjidhur problemet e shfaqura në takimet e fundit, përfshi humbjen në miqësoren me Luksemburgun.

Sipas Berat Gjimshitit, i cili ishte pjesë e mbrojtjes me 3 lojtarë, gjithçka ishte rrjedhim i paraqitjes të secilit lojtar dhe jo taktikës.

“Nuk mendoj se është problemi te taktika, por ishin gabime individuale.”

Gjimshiti pret që të korrigjojë gabimin e sfidës në Elbasan, ku mori kartonin e kuq pas pak minutave lojë, duke lënë ekipin në vështirësi. Për Ledian Memushajn tani radhën e ka Izraeli dhe humbja me Luksemburgun duhet harruar.

“Një fitore me Izraelin dhe nuk do të flitet më për krizë.

Kombëtarja po përgatitet në Stamboll për sfidën e radhës kualifikuese të botërorit.

/Tv Klan