Një 19-vjeçar qëlloi për vdekje 3 persona

Shkoi për të raportuar për një vrasje me armë që kishte ndodhur në periferi të Orlandos në Florida, por gazetari një televizioni lokal u qëllua për vdekje nga vetë autori i ngjarjes.

Gazetari është mes 3 viktimave të të shtënave me armë të 19-vjeçarit Keith Moses, i cili shfaqet në këtë foto pas arrestimit nga policia. Mes viktimave është edhe një vajzë 9-vjeçare, ndërsa të plagosur mbetën nëna e vajzës së vogël dhe një tjetër gazetar që ishte në vendngjarje.

Autori, fillimisht qëlloi për vdekje një grua për arsye të paqarta, rreth orës 11:00 me orën lokale. Pasi policia u vu në kërkim të tij, ai u shfaq pas 5 orësh në vendin ku qëlloi për vdekje gazetarin.

Hetuesit thanë se autori mund të ketë ngatërruar objektiv kur qëlloi ndaj gazetarëve duke i ngatërruar me efektivët e policisë, pasi ata ishin në një automjet pa logo. 19-vjeçari që kreu vrasjet është dënuar edhe në të kaluarën për sulme me armë.

Tv Klan

/tvklan.al