Shtetet e Bashkuara dhe Iraku kanë sanksionuar një zyrtar të lartë të financave të grupit militant Shteti Islamik.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se Salim Mustafa Muhammad al-Mansurit, “terrorist global”, i ngrihet çdo pronë që mund të ketë në SHBA, ndërsa amerikanëve u ndalohet të bashkëpunojnë me të.

Në vitin 2014, Mansur ka ndihmuar në transferimin e qindra-mijëra dinarëve të Irakut te Shteti Islamik në Mosul, tha Thesari.

Po sipas tij, Mansur është zhvendosur në Turqi këtë vit, por vazhdon të shërbejë si zyrtar i financave të Shtetit Islamik për qytetin e Mosulit në Irak.

Qeveria e Irakut po ashtu e ka përjashtuar Mansurin nga sistemi i saj i financave dhe ka ngrirë çdo pronë të tij nën juridiksionin e saj./REL