Albion Avdijaj u shfaq në formë në barazimin 1 – 1 që Vaduzi arriti me Bazelin kryesues. Sulmuesi shqiptar shënoi golin që jep ende shpresë skuadrës së fundit të tabelës për mbijetesë.

23-vjeçari nuk i la mundësi me goditjen e tij portierit kundërshtar të reagonte. Avdijaj pati edhe raste të tjera shënimi, por pa arritur të befasojë Bazelin për herë të dytë.

Albion Avdijaj është aktivizuar me Kombëtaren Shpresa në të kaluarën./ TV KLAN