Një sherr masiv shpërtheu në parlamentin e Turqisë të premten kur një deputet i opozitës u sulmua pasi bëri thirrje që kolegu i tij Can Atalay, i burgosur me akuzën e organizimit të protestave antiqeveritare, të lirohej dhe të pranohej në asamble.

Pamjet treguan deputetë të partisë në pushtet AKP që nxituan për të goditur me grusht deputetin e opozitës Ahmet Sik në foltore dhe dhjetëra të tjerë të cilët u përfshinë më pas në një përleshje fizike.

Situata doli jashtë kontrollit, ndërsa dhuna e ushtruar nga të dyja palët detyroi nënkryetarin e Kuvendit të ndërpresë seancën për më shumë se 45 minuta.

Atalay u dënua me 18 vjet burg në 2022 pasi u akuzua për përpjekje për të përmbysur qeverinë duke dyshuar se organizoi protestat mbarëkombëtare të Parkut Gezi në 2013.

Pavarësisht se gjendej në burg, Atalay u zgjodh deputet në maj të vitit të kaluar për të përfaqësuar Partinë e Punëtorëve të Turqisë, por Parlamenti ia hoqi mandatin.

Por më 1 Gusht të këtij viti Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm përjashtimin e tij.

Tv Klan