Një sherr mes 7 personave ka ndodhur gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëra në ambientet e një lokali në fshatin Trebisht në Bulqizë. Sherri ka degraduar deri në përdorimin e sendeve të forta kundrejt njëri-tjetrit.

“Nga veprimet e shpejta rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në ambientet e një lokali në fshatin Trebisht, shtetasit A.O., P.O., dhe H.O., janë konfliktuar fizikisht me shtetasit B.Z., E.D., P.D., dhe I .D., duke përdorur dhe sende të forta ndaj njëri-tjetrit.

Si pasojë e konfliktit kanë mbetur të dëmtuar shtetasit P.D., dhe I.D., të cilët ndodhen në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë”, njofton policia.

Në lidhje me ngjarjen, uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë 32-vjeçarin me iniciale A.O. dhe 45-vjeçarin me iniciale P.O. për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim. .

Si dhe nisi procedimi penal për shtetasit B.Z., H.O., E.D., P.D., dhe I.D., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./tvklan.al