Një çift në Vlorë ka pasur një debat të fortë në sallën e gjyqit. Sipas informacioneve të Albit për “Aldo Morning Show” në Tv Klan, djali i kishte dhuruar vajzës një biznes. Prej disa kohësh marrëdhënia nuk po shkonte mirë dhe më pas kishte ardhur ndarja. Në sallën e gjyqit, vajza është paraqitur me të dashurin e ri.

Albi: Në sallën e gjyqit ka ndodhur një debat ndërmjet një çifti për faktin se këta kishin disa vite që ishin fejuar me njëri-tjetrin, mirëpo djali i kishte bërë një dhuratë vajzës ku i kishte hapur një biznes të sajin, me kërkesë të vajzës që merret me butikë dhe një nga bizneset e tij ia kishte dhënë që ta menaxhonte goca. Por kohët e fundit vajza kishte diçka që nuk shkonte, kishte njohur një djalë tjetër dhe kishte arritur deri në ndarje. Mirë kjo, por në sallën e gjyqit vajza nuk ishte paraqitur vetëm, ishte paraqitur me të dashurin e ri.

Aldo: E shikon ti?

Albi: Aty ka nisur debati që djalit i ka ardhur inat se ato që unë t’i kam dhënë ti duhet t’i përdorësh me atë tjetrin./tvklan.al