35-vjeçari me iniciale G.M. dhe 40-vjeçari me iniciale B.P. janë përfshirë në një sherr me mjet prerës. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 17:10 në fshatin Bregas të Maliqit në një lokal. Sipas informacioneve paraprake ngjarja mësohet të ketë ndodhur pas nëj konflikti të çastit.

Raportohet se 40-vjeçari me inciale B.P. ka pësuar me dëmtime më të lehta trupore dhe aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./tvklan.al