Dhoma e Apelit e Mekanizmit të Tribunalit të Hagës ka dënuar Vojislav Sheshelin me 10 vjet burgim. Por dënimin nuk do ta kryejë pasi llogaritet koha e qëndrimit në paraburgim që prej vitit 2003.

Gjykata Ndërkombëtare për krime të luftës në ish-Jugosllavi, kishte liruar nga të gjitha akuzat, udhëheqësin radikal serb Vojisllav Sheshel në mars të 2016-ës.

Ai përballej me tri akuza për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë akuza për krime lufte lidhur me nxitjen e spastrimit etnik në Bosnjë, Kroaci dhe në krahinën e Vojvodinës. /klankosova