Këto janë pjesë të bizhuterive dhe sendeve të grabitura nga një bandë e përbërë nga shtatë shqiptarë në Barcelonë. Policia spanjolle ndërhyri në një prej banesave, ku edhe u sekuestruan shumë prej objekteve të grabitura në banesa luksi.

Viktimë e grabitësve ka rënë edhe ylli i Barcelonës, Luis Suarez. Shtëpia sulmuesit uruguajan, u bastis në muajin Janar të këtij viti. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, hajdutët kishin marrë nga vila e futbollistit, bizhuteri me vlerë dhe në sasi të madhe parash.

Sipas policisë, të arrestuarit u ofronin strehim bashkatdhetarëve në këmbim të përfshirjes së tyre në vjedhjen e banesave.

Hetimet e policisë nisën pas një serie grabitjesh në shtëpi të ndryshme në muajin Tetor në zonën metropolitane të Barcelonës. Në muajin Janar, policia arrestoi në këtë qytet një anëtar të grupit, i cili më pas çoi në zbërthimin e pjesëtarëve të tjerë.

Tv Klan