Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Shkodër pasi si pasojë e një zjarri që ka ndezur në një sipërfaqe toke ka shkaktuar dëme duke djegur edhe një stallë bagëtish dhe disa koshere bletësh. 

Sipas asaj që njoftojnë blutë zjarri ka rënë në fshatin Pentar të Shkodrës.  

“Policia identifikon dhe vë në pranga një shtetas të dyshuar për zjarrvënie në fshatin Pentar. Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Shkodër, u bënë identifikimi dhe ndalimi i shtetasit:   

-M. Gj., 64 vjeç, banues në fshatin Mali i Gjymtit. Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Pentar dhe nga përhapja e flakëve janë djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me pemë frutore, një stallë bagëtish dhe disa koshere bletësh”, njofton Policia. 

/tvklan.al