Kaos prej 2 ditësh, prefektja kërkon zgjidhje nga bashkia

Pirgje plehrash në rrugë dhe trotuare. Është ky imazhi që ofron këto ditë kryeqendra e veriut, Shkodra në mungesë të pastrimit. Situata kaotike ka shqetësuar qytetarët që po përballen me erën e pakëndshme dhe papastërtinë.

Për mungesën e pastrimit në kulm të sezonit turistik ka reaguar edhe prefekja e Shkodrës Majlinda Angoni, e cila sqaron shkakun e kësaj situate.

“Sipas informimit nga Zv.kryetari i bashkisë, kontrata me kontraktuesin e parë sapo ka përfunduar dhe jemi në procedurë per kontraktuesin e dytë të këtij shërbimi.”

Sipas prefektes, bashkia ka premtuar zgjidhjen e kësaj situate të paprecedentë brenda 24 orëve.  

“Ne jemi ne dispozicion për të gjetur një zgjidhje…”

Për të plotësuar vakumin e krijuar nga lidhja e kontratës për menaxhimin e mbetjeve, Bashkia e Shkodrës ka vënë në shërbim një firmë tjetër e cila sipas këtij institucioni ka pasur vështirësi për njohjen e plotë të terrenit.

Tv Klan