“Shndrit n’Shirokë” ka sjellë për herë të parë light’s fest në Shkodër. Një aktivitet i organizuar nga Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Për më shumë se 2 orë, qendra e Shirokës, u kthye në një shesh feste me spektatorët që kanë shijuar performancat e artistëve më të njohur, por edhe performancat e akrobatëve dhe lojërat me zjarrin.

Për nënkryetarin e Bashkisë Shkodër, Rudin Beka, të tilla evente tregojnë edhe njëherë tjetër qasjen dhe vizionin e Bashkisë Shkodër për organizime të tilla, të cilat krijojnë një atmosferë ndryshe jo vetëm për banorët e Shkodrës, por edhe turistët e shumtë.

Light’s Fest, çeli siparin në Shkodër, por sipas organizatorëve edhe vitet që vijnë do të kemi evente të tilla.

Tv Klan