2 fëmijë humbën tragjikisht jetën ndërsa 15 të tjerë mbetën të plagosur, pasi një makinë përfundoi mbi ndërtesën ku ata po festonin një ditëlindje, në SHBA. Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën, në Berlin Township, Michigan. Viktimat janë motër e vëlla, të moshës 5 dhe 8 vjeçe.  

Sipas policisë, 3 fëmijë dhe 6 të rritur u dërguan me helikopterë e ambulanca në spitale, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë. Të tjerë morën ndihëm e parë në vendin e ngjarjes dhe një pjesë e tyre u dërguan në spital me makina private.

Në timonin e makinës ishte një grua 66-vjeçare, e cila fluturoi rreth 7 metra mbi ndërtesë. Ajo u arrestua dhe dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit./tvklan.al