Një bombol gazi ka shpërthyer në një pallat këtë të hënë në Lushnje, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Shpërthimi, sipas policisë, ka ndodhur rreth orës 18:45 në lagjen “Gafur Muço”, në katin e nëntë dhe të fundit të pallatit, në banesën e 30 – vjeçarit me iniciale K.P.

Në shtëpi ndodhej bashkëshortja 26 – vjeçare e tij, me iniciale A.D, e cila ka qenë duke gatuar. Fatmirësisht e reja nuk ka pësuar dëmtime.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, si edhe shërbimi zjarrfikës të cilët evakuuan banorët e tjerë të pallatit.

Policia njofton se zjarri tashmë është fikur dhe nuk ka persona të lënduar, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje./tvklan.al