Kërkon rrëzimin e akuzave për trafik të organeve

Misioni i përhershëm i Shqipërisë në Këshillin e Europës ka dorëzuar pranë kësaj organizate një notë verbale ku e informon lidhur me rezolutën që parlamenti shqiptar miratoi mbi pavërtetësinë e akuzave të renditura në raportin e Dick Marty-t, e që u miratua nga ky Këshill në 2011.

Me anën e këtij dokumenti të miratuar me 125 vota pro nga të majtët dhe të djathtët në datën 21 Korrik, i kërkohet zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të KiE-së që të hartohet një raport i ri në të cilën të shqyrtohen pretendimet e Tiranës zyrtare se raporti i Dick Marty-t për trafikun e organeve është i pabazuar në fakte.

Sipas autoriteteve shqiptare  edhe nga hetimet e thelluara të hetuese të Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk u provuan asnjë nga akuzat për tregti të paligjshme të organeve njerëzore as në Shqipëri dhe as në Kosovë.

Rezoluta iu është dërguar të gjithë vendeve anëtare dhe atyre vëzhguese në Këshillin e Europës si dhe të gjithë drejtuesve dhe strukturave që përbëjnë këtë Këshill.

Kryeministri Rama ka premtuar se do të shkojë edhe vetë personalisht në selinë e Këshillit të Evropës në Strasburg më 10 -14 Tetor në sesionin e vjeshtës së Asamblesë Parlamentare të KiE për të kërkuar rrëzimin rezolutën e miratuar në Janar të vitit 2011 nga Dick Marty, mbi bazën e të cilës janë ngritur dhe akuzat për 4 ish-luftëtarë e UÇK përfshirë dhe ish-Presidentin Thaçi.

Tv Klan