Shqipëria mori sot për herë të dytë drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Me këtë rast ka ardhur një urim nga ambasada gjermane në Tiranë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ambasada gjermane falenderon Shqipërinë për angazhimin e saj në OKB.
“I urojmë suksese Shqipërisë në fillimin e presidencës së dytë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ajo merr këtë muaj një rol kyç në ruajtjen e paqes dhe sigurisë botërore. Falenderojmë Shqipërinë ️për angazhimin e përkushtuar dhe të përgjegjshëm ndaj vlerave të Kombeve të Bashkuara dhe kontributin e saj në ruajtjen e paqes, zgjidhjes së konflikteve dhe mbrojtjes së drejtave të njeriut në nivel global. Kjo është më e rëndësishme se kurrë në kohën e luftës së agresionit rus ndaj Ukrainës”, thuhet në postimin e ambasadës gjermane.
Gjatë presidencës 30 ditore qeveria shqiptare ka vendosur në krye të prioriteteve dy nisma. E para parashikon përsosjen e mekanizimit të shpërndarjes së ndihmave humanitare të OKB.
Nisma e dytë që do të shënojë presidencën shqiptare është organizuar në bashkëpunim me SHBA, si bashkëpenëmbajtëse, dhe është një debat i nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit që Tv Klan mësoi se do të drejtohet nga vetë kryeministri Rama (Lexo më shumë).
Presidenca shqiptare e Këshillit të Sigurimit përkon me javën e nivelit të lartë të Asamblesë parlamentare të Kombeve të Bashkuara, ku këtë vit Shqipëria do të përfaqësohet nga presidenti.
Ndërsa kryeministri dhe ministrja e Jashtme do të jenë në të njëjtën periudhë në pallatin e qelqtë të OKB për të marrë pjesë në takimet e Këshillit të Sigurimit./tvklan.al












Botërori 2026 
