Modelja e famshme Emily Ratajkowski është e vendosur që ta bëjë punën e saj, edhe pse është shtatzanë 20-javëshe.

Bukuroshja 29-vjeçare është zhveshur tërësisht nudo dhe ka pozuar në apartamentin e saj në New York.

Në Instagramin e saj, Emily publikoi dy fotografi tërësisht nudo duke qëndruar në profil. Me hijeshi ajo mbulon pjesët intime të trupit.

Modelja 29-vjeçare konfirmoi për revistën “Vogue” pak kohë më parë lajmet për shtatzaninë, ndërsa nuk ka preferuar që të tregojë gjininë e fëmijës.