Ndarja e çmimeve do të zhvillohet në 28 Shkurt 

Ashtu siç ishte e parashikuar, pas anulimit të ceremonisë së çmimeve Oskar, edhe Golden Globe është shtyrë për shkak të pandemisë Covid-19. Golden Globe çdo vit mbahet të dielën e fundit të Janarit, por vitin e ardhshëm ato do të mbahen në datën 28 Shkurt.

Kjo shtyrje, sipas organizatorëve, do t’u japë mundësi të gjithë regjisorëve që të përfundojnë filmat, xhirimet e të cilëve kanë mbetur pezull.

Akademia e filmit ka deklaruar gjithashtu se edhe nominimet do të kenë një tjetër datë që do të bëhet publike javën e ardhshme. Ceremonia e Gloden Globe 2021 do të drejtohet nga komedianet Tina Fey dhe Amy Poehler.

Një javë më parë organizatorët bënë me dije se ceremonia e çmimeve Oskar është shtyrë për në Prill të vitit 2021. Tradicionalisht ndarja e çmimeve për filmat të cilët janë pretendentë mbahet në muajin Shkurt, por nisur nga pandemia e Covid-19 vendosën që të zhvillohet më vonë.

Gjithashtu edhe çmimet e Akademisë Britanike të Filmit (BAFTA) duhej të zhvilloheshin në Londër më 14 Shkurt 2021, por ato tani janë shtyrë për në 11 Prill 2021.

Klan Plus