Zjarri është shuar në pyllin e Semanit në Fier, por dëmet janë shumë të mëdha. Nga të dhënat e deritanshme mësohet se janë më shumë se 20 hektarë me pisha të dëmtuara. Megjithatë për verifikime më të sakta do të ngrihet një ekip i posaçëm. Aktualisht forcat e ushtrisë janë larguar nga vendi i ngjarjes, ashtu edhe makinat zjarrfikëse.

Por një grup i emregjencave është duke vrojtuar për çdo të papritur të mundshme. Zjarri ra mesditën e së enjtes, por edhe pse për lokalizimin e flakëve u përdor helikopter, ai u riaktivizua mëngjesin së premtes.

Operacioni për shuarjen e tij zgjati dy ditë dhe në të u morën më shumë se 100 forca të Ushtrisë, të Emergjencave Civile dhe ato zjarrfikëse. Ndërkohë, ende nuk dihet shkaku i këtij zjarri dhe pse në fillim u fol se gjithçka ka ndodhur për shkak të zgarave të pushuesve./

abcnews.al