3 tetor 2026 – Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, ka ngritur disa pikëpyetje lidhur me një deklaratë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, pas takimit të tij me presidentin francez Emmanuel Macron më 10 shtator në Paris.

Misetic ka shpërndarë në rrjetet sociale një deklaratë të Vuçiçit, sipas së cilës një “lider europian dhe botëror” i kishte thënë se Thaçi do të merrte “një dënim të rëndë”.

Avokati i Thaçit pyet se si mund të ishte në dijeni presidenti francez për rezultatin e akt-gjykimit 1 javë përpara shpalljes së tij.

“Presidenti serb Vuçiç u takua me presidentin francez Macron më 10 shtator në Paris, ku, sipas Vuçiçit, atij iu tha nga një “lider evropian dhe botëror” se Thaçi do të merrte “një dënim të rëndë”. Se si Macron e dinte rezultatin e aktgjykimit të paktën 6 ditë përpara dhe pse Macron po fliste me Vuçiçin për këtë çështje, janë pyetje që mbeten për t’u përgjigjur.”

Pas dhënies së pëlqimit nga qeveria, në Kuvendin e Kosovës pritet të diskutohet dhe miratohet javën e ardhshme nisma e PDK-së për ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ndryshimet ligjore parashikojnë që kjo Gjykatë të mos japë dënime më të rënda se 15 vite burg, duke zbatuar parimin e ligjit më të favorshëm. Një tjetër ndryshim kërkon që të dënuarit ta kryejnë vuajtjen e dënimit në burgjet e Kosovës dhe ata mund të kenë të drejtë të përfitojnë nga falja presidenciale.

Tv Klan

/tvklan.al