100 mijë Paund për t’u kthyer në modele

Një modele Instagrami ka zbuluar për mediat britanike se ka harxhuar 100 mijë Paund për operacione plastike gjashtë vitet e fundit në mënyrë që të ndryshonte çdo aspekt sesi dukej.

Laura Lou Brown, nga Newcastle, ka kryer gjashtë operacione për të pasmet, katër operacione për gjoksin dhe disa operacione të tjera për hundën, lëkurën apo aspekte të tjera të trupit.

31-vjeçarja është shprehur se operacionet e para i ka kryer kur ka qenë 26-vjeçare. Ajo ka treguar se ka qenë një emision, ndërsa më pas në internet u publikuan disa foto ku për shkak të paraqitjes dhe që nga ai moment vendosi ndryshimin.

“Operacionet e para ishin zmadhimi i vitheve. Çdo ndërhyrje e bëra në Stamboll sepse është më lirë. Kam shpenzuar deri në 100 mijë Paund”, tha ajo.

Laura ka treguar edhe frikën pasi kishte dëgjuar historitë e vajzave që kanë përfunduar me vdekje për shkak të ndërhyrjeve. Kohët e fundit ajo është shprehur se është e varur pas ndërhyrjeve dhe ndihet sikur nuk do të ndalojë kurrë.

“Jam e lumtur si dukem, por prapë ka gjëra që dua t’i ndryshoj”, tha ajo. /tvklan.al