Në studion e Rudina Magjistarit ka qenë e ftuar modelja e njohur Heidi Lushtaku e cila prej vitesh jeton në Zvicër. Ajo e ka nisur karrierën në fushën e modelingut në 13-vjeçare. Ka qenë pjesë në kompeticionin e bukurisë në Miss Zvicra 2013, ku ka shkuar deri në finale. Heidi është larguar nga Kosova në moshën 6-vjeçare, gjatë kohës së luftës për në Zvicër dhe ka një familje të madhe, ku janë 8 motra dhe një vëlla.

Heidi ka qenë pjesë e produksonit kinematogafik italian “Un Figlio di nome Erasmus” krahë emrash të njohur aktorësh italianë. Gjithashtu ajo po punon për një tjetër projekt si aktore.

Gjatë intervistës, modelja është kollitur dhe Rudina Magjistari e pyet nëse është mirë dhe nëse e ka bërë testin. Heidi kërkon falje dhe thotë se është mirë madje dje ka bërë edhe testin sepse nesër do kthehet sërish në Zvicër.

“Ka ardhur një kohë që kemi frikë edhe të kollitemi dhe të teshtijmë. E përmbajmë veten sepse tremben të gjithë ata që kemi afër”, shprehet Rudina Magjistari. /tvklan.al