Një studim i kryer së fundmi në SHBA arriti në përfundimin se marrja më e madhe e karbohidrateve me cilësi të lartë, veçanërisht nga drithërat, lidhet me një rrezik më të ulët të diabetit të tipit 2.

Studimi, i cili do të paraqitet në Nutrition 2020 Live Online, një konventë dixhitale e organizuar nga Shoqëria Amerikane për Ushqyerje (ASN), nënkupton që standardi i karbohidrateve mund të ketë rezultate krejt të ndryshme. Studimi u krye tek ndividët që konsumojnë karbohidrate me cilësi të lartë dhe tek ata me cilësi të ulët.

Cilësia e karbohidrateve ka ndikim të ndryshëm në trupin e çdo individi dhe me efekte të ndryshme, në rrezikun për t’u prekur nga diabeti”, shprehet studiuesi Kim Braun.

Sipas studimit, u zbulua se kur individët merrnin karbohidrate me cilësi të lartë kishin më pak shanse për t’u prekur nga diabeti i tipit 2.

Ata gjithashtu zbuluan se zvendësimi  i karbohidrateve me cilësi të ulët, me yndyrë të ngopur lidhet me një rrezik më të ulët të diabetit të tipit 2./tvklan.al