Ka shumë arsye që një person të bllokojë një kontakt në aplikacionin WhatsApp. Por si ta kuptoni që dikush e ka bërë këtë gjë ndaj jush?

WhatsApp nuk ua tregon direkt, por ka disa mënyra për ta zbuluar se jeni bllokuar nga një person. Fillimisht nuk do të jeni në gjendje që të shikoni statusin e kontaktit, nëse është në linjë apo jo.

Një tjetër mënyrë për ta kuptuar është se nuk do jeni më në gjendje të shihni ndryshimin e fotos së profilit. Nëse keni një mik të përbashkët, mund të krahasoni foton që shfaqet tek ai nëse ka ndonjë ndryshim në foton e profilit.

Në fund të gjitha mesazhet marrin vetëm një shenjë treguese, që do të thotë se janë nisur, por nuk janë dërguar. Gjithashtu edhe telefonatat nuk shkojnë.

Gjigandi i komunikimit ka shpjeguar se ka bërë ndryshime thelbësore për të mbrojtur privatësinë, prandaj askush nuk mund ta dijë nëse është bllokuar./tvklan.al