Policia: Prej së enjtes ndalohet lëvizja pas orës 20:30

Nata e ndërrimit të viteve nuk do të festohet as në rrugë dhe as në sheshe. Policia e Shtetit ka paralajmëruar qytetarët se nga sot nuk do të lejojë më lëvizjen pas orës 20:30.

“Strukturat e Policisë së Shtetit kanë marrë masa që pas orës 20:30 të mbrëmjes së sotme deri në orën 06:00 të mëngjesit të çdo dite deri më datë 4 janar, të mos lejojnë asnjë qytetar apo automjet që të lëvizë, si dhe asnjë lokal të mos jetë i hapur. Përjashtohen nga ky kufizim vetëm personeli shëndetësor, ai policor, ushtarak, gazetarët dhe ata që janë në punë turni i tretë në linjat e prodhimit të konsumit të përditshëm”.

Deri më 4 Janar, Policia do të shtojë masat në rrugë për parandalimin e aksidenteve. Në terren do të zbresë Policia Kriminale, për të parandaluar ngjarje të mundshme.

Tv Klan