Pedagogët protestues kërkojnë garanci

Ndryshe nga sa kishin paralajmëruar, pedagogët protestues nuk janë futur në grevë urie megjithëse ultimatumi që i kishin vendosur qeverisë përfundoi në orën 16. Këtë hezitim e argumentuan me një kërkesë të re, garantimin e jetës së atyre që do futen në grevë urie dhe të familjarëve të tyre.

Sandër Kovaçi: Nëse kjo garanci jepet qoftë edhe brenda 3 minutave, 3 orëve apo tre ditëve, 30 pedagogë janë gati të hyjnë menjëherë në grevë urie.

Enkeleda Olldashi: Mund të ndodhin gjëra që ne nuk i dimë, kështu që kërkojmë garanci që të bëjmë një grevë dinjitoze dhe mos bëjmë një grevë që na intimidohet.

Ata shprehen se ndihen të kërcënuar dhe të shantazhuar, prandaj i kërkuan qeverisë të ndalojë sulmet ndaj tyre.

Sandër Kovaçi: Kundërvënia me plot fyerje tregon sesa thellë ka hyrë politika në arsim. Është ky shtrëngim i dhunshëm i politikës që po intimidon, shantazhon kolegët tanë teksa janë duke ndërmarrë aktin sublime të grevës së urisë.

Një pjesë e pedagogëve kanë thuajse tre javë që protestojnë dhe bojkotojnë mësimin duke kërkuar rritjen e pagave me 50 për qind, nga e cila 30 për qind të garantohet këtë vit dhe 20 për qind vitin tjetër.

Tv Klan