Disa dhjetëra policë të njësive për shoqërimin e delegacioneve dhe disa makina policie kanë qenë në aeroport për ta pritur Skenderbeun.

Është gjithçka gati për të nisur agjendën e ndeshjes. Ende pa gdhirë, në aeroportin ‘Nikolla Tesla’ të kryeqytetit serb.

Avioni nga Tirana ka arritur në kohën e normale. Kjo kërkohet edhe për përballjen ‘Partizani-Skënderbeu’. Fillimi duket i mirë. Kësaj radhe karvani i policisë ecën qetë.

Ashtu arrinë edhe tek hoteli në Beogradin e ri, dy kilometra nga stadiumi ku do të zhvillohet gjithçka. Ndeshja për të dyja palët është e rëndësishme. ‘Skenderbeu’ do të shkelë për herë të parë pasdite në fushën e stadiumit që njihet me emrin e Armatës Popullore Jugosllave.

Tv Klan