Skocia dhe Zvicra, përballen mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A, në Europian.

Pas Gjermanisë, që siguroi kalimin më tej, të njëjtën gjë do të kërkojë të bëjë edhe kombëtarja helvete, që vjen si favorite në takimin e sotëm.

Skocia u mposht me shifrat e thella 5-1 në ndeshjen e hapëse, ndërsa Zvicra, triumfoi ndaj Hungarisë me rezultatin 3-1.


Formacionet:

Skocia: Gunn, Ralston, Hendry, Hanley, Tierney, Robertson, McGinn, McGregor, Gilmour, McTominay, Adams.

Zvicra: Sommer, Schar, Akanji, Rodriguez, Widmer, Xhaka, Freuler, Shaqiri, Aebischer, Vargas, Ndoye.


Ndeshja minutë pas minute

94” Përfundon ndeshja. Zvicra në vendin e dytë me 4 pikë, pas Gjermanisë kryesuese me 6 pikë të plota. Skocia në vendin e tretë me 1 pikë dhe Hungaria mbyll grupin A në vendin e katërt.

90′ Përfundon koha e rregullt. Shtesa 4 minuta.

83′ Embolo shënon por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Embolo sprint në kundërsulm, del përpara Gunn dhe e kalon atë, por pozicioni i tij është i parregull.

78′ Largohet nga loja kapiteni Gilmour, në vend të tij McLean.

77′ Një tjetër iniciativë nga anësori Ndoye, por topi i gjuajtur prej tij shkon në tribunë dhe godet syzet e një tifozi zviceran.

75′ Freuler dhe Vargas zëvendësohen nga Sierro dhe Rieder.

74′ Ndeshja është shumë e ekuilibruar me skocezët në kërkim të golit, ndërsa Zvicra mundohet t’ia dalë duke shfrytëzuar teknikën e sulmuesve të saj për të gjetur hapësira nga në mbrojtjen skoceze. Tension tek skocezët të cilët po shkaktojnë disa faulla të njëpasnjëshëm. Përmbysje të shpejta të pozicioneve dhe hapësira të mëdha për të sulmuar nga të dyja skuadrat

71′ Karton i verdhë për McGinn. Tentoi të bllokonte kundërshtarin por e përplasi në tokë.

67′ I pafat Hanley pasi godet shtyllën. Robertson kreu goditjen e dënimit dhe Hanley i ardhur nga mbrojtja i mori kohën kundërshtarit dhe godit me kokë por topi u “ndal” nga shtylla e djathtë e Sommer.

65′ McTominay fiton nje goditije dënimi në hyrje të zonës së reptësisë aps nje përplasjeje me AKanji

64′ Vargas mjaft aktiv nga e majta e sulmit të Zvicrës. Gjuajtja e tij përfundon jashtë.

61′ Zëvendësimi i parë dhe për skocezët. Largohet mbrojtësi Tierney i dëmtuar dhe në vend të tij McKenna.

60′ Shaqiri lë fushën e lojës, në vend të tij Embolo.

59′ Vargas nga mesi i fushës kroson për Ndoye, i cili rrotullohet mirë dhe i shmanget mbrotjësit Hanley por topi shkon ngjitur me shtyllën e djathtë.

56′ Vargas godet nga brenda zonës pas disa kombinimeve mes zviceranëve. Gjuajtje qendrore në duart e portierit Gunn.

55′ Xhaka pason për Ndoye i cili me zgjuarsi fiton një goditje nga këndi.

50′ Mesfushori McTominay ndëshkohet me të verdhë për protesta.

50′ Në këto 5 minuta skocezët janë më kërkues.

49′ Kapiteni skocez Robertson kryen një goditje të lirë por mbrojtja helvete largon me lehtësi.

45′ Skuadrat fillojnë sërish me të njëjtët lojtarë. Nuk ka zëvendësime.

45′ Nis pjesa e dytë.

48′ Përfundon pjesa e parë. Me këtë gol, Shaqiri ka shënuar në tre kampionatet e fundit evropiane dhe tri botërorë.

45′ Tri minuta shtesë.

40′ Pas një aksioni të gjatë, Xhaka godet brenda zonës, por përgjigja e Gunn ështe e duhura.

36′ Skocia e nisi mirë lojën në fillim, por në minutat e fundit u mbyll shumë në mbrojtje. Zvicra reagoi mirë duke barazuar me Shaqirin dhe më pas duke krijuar mundësi për të kaluar në avantazh.

33′ Gol i anuluar nga VAR për zviceranët. Ndoye kap topin në zonë pas ekzekutimit të goditjes së këndit nga Shaqiri. Ndoye arrin të dërgojë topin në rrjetë për pozicion jashtë loje

32′ Kundërsulm i shpejtë nga zviceranët. Pasime gjeometrike mes tyre. Vargas për Ndoye, i cili driblon një mbrojtës dhe godet bukur me të djathtën. Portieri Gunn ndërhyrn dhe dërgon topin në goditje këndi.

31’Rodriguez merr karton të verdhë për ndërhyrjen ndaj Gilmour.

30′ Vargas hyn në zonë nga e majta pason për Ndoye, por tre mbrojtësa skocezë e bllokojnë.

26′ Xherdan Shaqiri shënon golin e barazimit. Përfiton nga një kthim i gabuar i Ralston.

22′ Zvicra tenton nga krahët dhe fiton një goditje këndi. Shaqiri godet nga këndi por mbrojtësit shtatlartë skocezë e largojnë me lehtësi.

18′ Ndërpritet loja. Një lojtar i Zvicrës Freuler, dhe një i Skocisë Ralston në tokë. Dëmtimi i tyre pas përplasjes kur larguan topin e ardhur nga një goditje këndi.

16′ Shaqiri në goditje e dytë nga këndi për helvetët. Topi largohet me kokë nga skocezët dhe Rodriguez tenton nga 25 metra por goditje e lehtë që përfundon jashtë.

13′ GOLLLL Skocia! Një zbritje e shpejtë e skocezëve. Goditi McTominay dhe devijimi i mbrojtësit Schar bën që topi të përfundojë në rrjetë.

9′ Mesfushori i Bolonjës, Aebischer i nisur në të djathtë të sulmit, ka fushë por e lëshon shumë para topin dhe më pas shkakton faul ndaj skocezëve.

7′ Skocezët e nisën shumë fortë, duke sulmuar sidomos në krahë. Zviceranët tentojnë drejt Vargasit që është në qendër të tridentit sulmues helvet.

4′ Goditja e dytë nga këndi për skocezët. McTominay nga këndi por portieri zviceran Sommer kontrollon gjithçka me një dalje të sigurt në zonën e tij.

2′ Skocezët realizojnë goditjen e parë nga këndi.

1′ Nis ndeshja! Skocezët shkelmojnë të parët topin nga pika e bardhë e mesfushës.