Në orën 15:00 Sllovakia do të përballet me Ukrainën në Dyseldorf. Sllovakët do të kërkojnë të sigurojë kualifikimin dhe janë të motivuar pas 3 pikëve të marra në ndeshjen e parë ndaj pretendentëve të Belgjikës në ndeshjen e parë.

Ukrainasit në ndeshjen e parë ishin krejt e kundërta e rivalëve të sotëm, pasi pësoi një humbje poshtëruese ndaj “modestëve” të Rumanisë ku pësoi tre gola. Në këtë ndeshje ukrainasit duhet të me patjetër të sigurojnë pikë nëse duan të shpresojnë për të shkuar më tej. Domosdoshmëria e ukrainasve për të marrë pikë sot bëhet edhe më urgjente duke ditur që ndeshjen e fundit e ka përballë Belgjikës.

Pritet një ndeshje e luftuar nga të dy ekipet, ndonëse me objektiva të ndryshme, sllovakët për kualifikim dhe ukrainasit për të mbajtur shpresat “gjallë”.

FORMACIONET

Sllovakia: Dubravka, Bozenik, Duda, Haneko, Haraslin, Kucka, Lobotka, Pekarik, Schranz, Skriniar, Vavro

Ukraina: Trubin, Brazhgo, Dovbyk, Matviienko, Mudryk, Shaparenk, Sudakov, Tymchyk, Yarmolekno, Zabarnyi, Zinchenko

/tvklan.al