Qytetarët presin ndryshime pozitive në vend
Sllovenia ka zgjedhur kryeministrin e ri. Kryeministri populist Janez Jansa humbi zgjedhjet kombëtare të dielën përballë liderit të partisë ambientaliste Lëvizja e Lirisë Robert Golob. Jansa, i cili kishte shpresuar të fitonte një mandat të katërt në detyrë, pranoi verdiktin e zgjedhjeve.
Rreth dy milionë qytetarë votuan në këto zgjedhje, duke i dhënë mundësinë partisë së Golob të fitojë 34.5% të votave ndërsa partia e Jansa mundi të merrte vetëm 23.6% të votave.
Por si u prit kjo fitore e Golob nga qytetarët? Ka nga ata që me kryeministrin e ri presin ndryshime pozitive në vend. “Unë pres që të ketë një ndryshim për mirë. Shpresoj që po. Çdo gjë është më mirë tani se më pare”.
Megjithatë, ka dhe nga ata që janë të zhgënjyer nga rezultatet, duke thënë se kanë qenë të kënaqur me qeverinë.
“Nuk jam e lumtur, jam e zhgënjyer. Më vjen keq që kjo qeveri erdhi në pushtet në një kohë të vështirë për shkak të epidemisë. Ata po bënin një punë të mirë. Unë mendoj se sllovenët nuk e kuptojnë lirinë, pa përgjegjësi, pa solidaritetet nuk është një liri e vërtetë dhe kjo nuk do të na çojë përpara, jam shumë i zhgënjyer me njerëzit sepse kam qenë shumë i kënaqur me qeverinë”.
Për të formuar qeverinë, partisë Lëvizja e Lirisë i duhet të krijojë një koalicion me grupe më të vogla të qendrës së majtë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 