27 vajza në garën për më të bukurën shqiptare

Më e bukura mes vajzave shqiptare do të përzgjidhet sonte në eventin më të madh dhe jetëgjatë të bukurisë “Miss Shqipëria 2022”. Nga kalaja madhështore e Porto Palermos në Himarë, 27 vajzat finaliste do të garojnë mes tyre për të rrëmbyer kurorën.

Edhe edicioni i 24-t i “Miss Shqipëria” mban vulën e producentit Petri Bozo, i cili ka kuruar gjithçka në detaje. Nën moton “Një Miss, Një Kala, Një Histori” ky event ndërthur në mënyrë të mrekullueshme trashëgiminë kulturore dhe turizmin me bukurinë.

Në natën përmbyllëse nuk do të mungojnë surprizat dhe të ftuarit, që janë gati të elektrizojnë një nga vendet më ekzotike të rivierës shqiptare.  Për të gjithë adhuruesit e së bukurës dhe traditës, spektakli do të transmetohet live në Tv Klan Plus, prej orës 20:30.

Tv Klan