Sfidë për titullin dhe Europën

Juventus do të luajë sot në orën 21:45 në fushën e Milan në sfidën që vlen shumë për objektivin titull. Ekipi torinez i shkëputur 7 pikë nga Lazio e shikojnë përballjen e radhës në kampionat si një pengesë të vështirë. Trajneri Maurizio Sarri mendon se nuk ka kohë për t’u relaksuar.

“Na kanë vendosur në vështirësi këtë sezon. Për më tepër ndaj Milan në këtë moment është një ndeshje e komplikuar. Kjo skuadër është në formë dhe e treguan edhe përballë Lazio. Për ne pavarësisht diferencës me ndjekësit nuk duhet të jemi të relaksuar, pasi është një periudhë që nuk duhet të gabojmë”.

Stefano Pioli i Milan motivon lojtarët me rëndësinë e sfidës. Skuadra e tij synon të luajë në kupat e Europës dhe po tregon se ka arritur pjekurinë”.

“Ndeshjet shumë pranë me njëra-tjetrën nga marrin shumë energji, por të tilla përballje bëjnë që t’i kalosh vështirësitë. Ky ishte Milan që kërkoja dhe tani kemi vijueshmëri dhe saktësi”.

Për Juventus do të mungojnë De Ligt e Dybala, të dy të skualifikuar. Te Milan shpresojnë që Calhanoglu të jetë në fushë. Takimi i fazës së parë përfundoi me fitoren e ngushtë 1 – 0 të Juventus.

Tv Klan