Trajneri i Anglisë beson se kombëtarja do ta lerë pas momentin negativ, gati për Gjermaninë

Trajneri i Anglisë Gareth Southgejt e pranoi se rezultatet e fundit të “tre luanëve” kanë qenë të papranueshme, por ai shtoi se nuk po i fshihej kritikave, pas rënies së skuadrës së tij një ligë më poshtë.

Përfaqësuesja angleze u mund 1-0 nga Italia në Milano, duke pësuar humbjen e tretë në pesë ndeshje.

Ndërsa Kupa e Botës është vetëm dy muaj larg, presioni është ritur te “tre luanët”.

 “Rezultatet nuk kanë qenë në atë nivel që ne do të donim, që ne kërkojmë, kështu që ky përbën problem. E kuptueshme që me kombëtaren zhurma do të jetë më e madhe. Këtë e kuptoj. Nuk po fshihem nga kjo, një gjë e tillë nuk na pëlqen, por duhet që të bëjmë gjënë e duhur çdo ditë që të vazhdojmë të përmirësohemi”, ka thënë Gareth Southgate.

Southgate e udhëhoqi Anglinë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2018 dhe në finalen e Europainit të vitit të shkuar, por në muajt e fundit, kombëtarja ka vuajtur.

Ndërsa sulmuesi Rahim Sterling deklaroi se ekipi kishte besim se situata do të ndryshonte.

Anglia pret Gjermaninë në “Uembli” në takimin e fundit të Ligës ë Kombeve sot në mbrëmje, e më pas tekniku do të shpallë listën e futbollistëve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës.

Rivalët e “tre luanëve” në grup janë Irani, SHBA dhe Uellsi.

Klan News