Prokuroria e Posaçme ka kërkuar konfiskimin e apartamentit në Golem të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.

Kjo pronë është sekuestruar 1 vit më parë nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, por tashmë SPAK kërkon konfiskimin përfundimtar të saj.

Bashkim Dedja u shkarkua si gjyqtar dhe u nxorr jashtë sistemit të drejtësisë pas Vettingut. Atij iu gjetën probleme me pasurinë, e për këtë arsye u skualifikua. /tvklan.al