Në studion e emisionit L’America në Tv Klan u diskutua për ndeshjen mes Spanjës dhe Kepit të Gjelbër, që për habinë e të gjithëve përfundoi me shifrat 0:0.
Futbollistja e Kombëtares Shqiptare Angela Nika tha se futbolli ka edhe surpriza. Ajo shtoi se problem për Spanjën ishte finalizimi.
“Spanjën e simpantizoj vërtetë. Por futbolli i ka habitë. Problemi ishte se nuk kishte finalizim. Spanja ishte në sulm gjatë gjithë kohës. Ishte ndeshje kontrolli, ndërsa sfida e dytë mendoj se do jetë më e mire për spanjollët”, tha Angela Nika.
Eksperti i futbollit Ditmar Bicaj deklaroi se nuk mund të dalim në përfundime kaq shpejt për Spanjën.
“Janë vetëm ndeshjet e para dhe janë edhe eksperimente. Argjentina prsh humbi me Arabinë. Nuk mund të dalim në përfundime kaq shpejt, sepse Spanja është një ekip që ka kualitete dhe do ta shohim në vijim. Finalizimet ishin problemi, por edhe portieri ishte në ditë të mirë”, u shpreh Bicaj.
Gazetari i sportit Elert Yzeiri po ashtu deklaroi se nuk mund ta bëjmë portretin e Spanjës vetëm nga një ndeshje e vetme.
“Duhet thënë që edhe Spanja ka disa probleme. Yamal bëri disa goditje të rrezikshme. Mendoj që nuk mundet që portretin e Spanjës ta shikojmë nga një ndeshje e tillë”, tha Yzeiri.
/tvklan.al












Botërori 2026 