Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy ka njoftuar se po shkarkon qeverinë katalanase pasi shpalli pavarësinë pas një votimi në parlamentin e rajonit të premten.

Parlamenti është shpërndarë dhe zgjedhjet e reja do të mbahen më 21 dhjetor, tha ai.

Ministritë e qeverisë qendrore do të marrin përsipër administrimin e rajonit.

Njoftimi pason një ditë tw tensionuar në të cilën parlamenti katalanas miratoi një kërkesë për shpalljen e pavarësisë dhe , nw më pak se një orë më vonë, senati i Spanjës i dha zotit Rajoy fuqinë për të vendosur sundimin e drejtpërdrejtë./tvklan.al