Brooklyn e nis me humbje, Suns e Jazz triumfojnë ndaj rivalëve
Befasi të shumta në ndeshjet e para të NBA amerikan. Bruklin Nets që konsiderohet si favorite kryesore për të triumfuar është mposhtur në fushën e tyre nga Nju Orleans. Kevin Durant bëri detyrën e tij në parket, ku realizoi 32 pikë, por që nuk mjaftuan për shmangur disfatën e Nets me shifrat 130-108. Për miqtë shkëlqeu Ingram me 28 pikë e Williamson me 25.
Fitore në limitet e kohës së rregullt korrik ekipi i Feniks Suns, që mposhti 107-105 Dallas Maveriks. Edhe pse në fushë ishte një përbindësh si Luka Doncic, autor i 35 pikëve, Dallas nuk ia doli të triumfonte. Në krahun tjetër u dallua Buker me 28 pikë.
Pa probleme fitoi ekipi i Uta Jazz, falë edhe një loje kolektive, e ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë për t’i dhënë fitoren 123-102 përballë Denver. Jokiç bëri diferencën me 27 pikët e realizuara, ndërsa Memfis triumfoi 115-112 ndaj Nju Jork. Në duelet e tjera fitoi Atlanta, që mposhti Hjuston, ndërsa Çikago likujdoi Miami 116-108, ku 37 pikë mbajnë firmën e DeRozan.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
